Momenti kur Turqia goditet sërish nga tërmeti me magnitudë 6.4 shkallë (Video)
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave e Türkiyes (AFAD) ka bërë të ditur se në jug të vendit kanë ndodhur dy tërmete të tjera, dy javë pas tërmeteve të mëdha që goditën rajonin, raporton Anadolu.
AFAD raportoi se tërmeti i parë ishte me magnitudë 6.4 në rrethin Defne të provincës Hatay, ndërsa tërmeti i dytë ishte me magnitudë 5.8 në rrethin Samandağ po ashtu në provincën Hatay.
Video nga momenti i tërmetit: