Kovaçevski: Nuk ka falje për asnjë funksionar që keqpërdor pozitën e tij
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë raste kur ka keqpërdorime nga ana e funksionarëve. Sipas tij nuk ka falje për asnjë funksionar i cili keqpërdor funksionin e tij.
Ai ka thënë se sistemi juridik i vendit tonë sanksionon çdo keqpërdorim.
“Këtë e kam vërtetuar këtë me shkarkimin dhe emërimin e një numri të funksionarëve pikërisht për shkak të dyshimeve për moskryerjen e punëve ashtu siç duhet. E dyta se a sanksionohet kjo në rast se ka dyshime të caktuara dhe a sanksionohet në bazë të Ligjit. Ju e dini se ne në shtet kemi ingerenca të ndara në shtet, njëra është pushteti ligj-vënës, e dyta është pushteti ekzekutiv dhe e treta është pushteti gjyqësor, që është i pavarur. Çdo qytetar, çdo medium, çdo institucion mundet lirisht të denoncoj çfarëdo shkelje të Ligjit nga ana e cilido qoftë individ dhe normalisht Prokuroria duhet të veproj dhe në rast se dëshmohet se për atë ekzistojnë fakte, edhe gjykata do të ndërmerr masa”, ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski.