Fatmir Limani i përgjigjet Nikollovskit: Pa shqiptarët vendi ndahet!
Pas deklaratave të zyrtarit të lartë të VMRO-DPMNE-së, Alekasandar Nikollovski i cili tha se qëllimi i partisë së tij do të jetë të fitoj mbi 61 deputetë për të mos u kushtëzuar nga partitë shqiptare, ka reaguar nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani.
Limani thekson se deklarimet e këtilla mund të çojnë drejt ndarjes së vendit.
“PAMATURIA E IRIDENTISTIT !
Deklarimet që mund të krijohet dhe funksionojë Qeveria pa asnjë Parti Politike shqiptare qojnë buzë ndarjes së vendit !”, shkruan Limani në rrjetin e tij social, Facebook.