Kurti pranon letër nga Macron, Scholz dhe Meloni
Kryeministri Albin Kurti, ka pranuar një letër të përbashkët nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel dhe propozimin evropian.
Në këtë letër ata kanë mirëpritur deklarimet publike të kryeministrit Kurti sa i përket propozimit evropian.
Macron, Scholz dhe Meloni janë shprehur të bindur se konkludimi dhe zbatimi i propozimit evropian, është me rëndësi thelbësore për përfitimin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për paqen dhe zhvillimin e rajonit dhe për përparimin e perspektives evropiane të vendit.
Kujtojmë se dje të tre liderët evropianë i kanë dëgruar letër të ngjashme edhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.