Masakra në Hoxhali: Njolla e zezë në historinë e njerëzimit
Azerbajxhanasit përkujtojnë viktimat e masakrës që forcat armene kryen më 26 shkurt të vitit 1992 në Hoxhali (Khojaly) pa bërë dallime në gra, fëmijë dhe të moshuar, raporton Anadolu.
Nga masakra në Hoxhali kanë kaluar 31 vite, por dhimbja e saj është ende e freskët në zemrën e azerbajxhanasve. Azerbajxhanasit të cilët çdo vit i përkujtonin qytetarët e Hoxhali si popull i mundur, prej 3 vitesh i përkujtojnë dëshmorët e tyre si një popull fitimtar për shkak të fitores që ushtria e tyre arriti në Luftën e Dytë të Karabakut e cila zgjati 44 ditë në vitin 2020.
Edhe pse kjo masakër e shkruar si një njollë e zezë në historinë e njerëzimit nuk do të harrohet kurrë, çlirimi i territoreve nën pushtim ka qetësuar sadopak zemrat e azerbajxhanasve. Dëshira e vetme e azerbajxhanasve tashmë është zbatimi i drejtësisë dhe gjykimi i autorëve të masakrës në Hoxhali.
Armenët të cilët pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik filluan të kenë pretendime për territore dhe të cilët kaluan në sulm kundër Azerbajxhanit, në ditët e fundit të vitit 1991 vendosën nën rrethim zonën dhe kaluan në veprim për të pushtuar rajonin Hoxhali i cili posedonte aeroportin e vetëm të rajonit dhe i cili kishte një rëndësi strategjike.
Armenët më 25 shkurt të vitit 1992 intensifikuan sulmet e tyre që vazhdonin prej muajsh dhe sulmuan natën nga tre krahët edhe me ndihmën e regjimentit 366 të motorizuar të ushtrisë ruse e cila në atë kohë ndodhej në Khankendi.
Armenët të cilët nuk u mjaftuan vetëm me pushtimin, kryen një prej masakrave më të përgjakura të shekullit 20 duke masakruar në mënyrë masive civilët dhe duke torturuar në mënyrë të pamëshirshme robërit.
Në Hoxhali ku më parë jetonin 7 mijë persona humbën jetën 613 shtetas azerbajxhanas të pambrojtur, përfshirë 106 gra, 70 të moshuar dhe 63 fëmijë. Nga masakra shpëtuan të plagosur rëndë 487 persona ndërkohë që forcat armene morën peng 1.275 persona prej të cilëve 150 prej tyre nuk ka ende ndonjë lajm.
Në masakër u eliminuan plotësisht 8 familje ndërsa 25 fëmijë humbën të dy prindërit dhe 130 fëmijë njërin prej tyre.
Ekzaminimet mjekoligjore të të vrarëve dhe deklaratat e dëshmitarëve, dëshmojnë qartë se banorët e Hoxhali u janë nënshtruar torturave të paimagjinueshme, si rrjepjen e lëkurës së kokës, prerje të hundës, veshit, organeve gjenitale dhe heqjen e syve, pa bërë dallime në gra, të moshuar apo fëmijë.
Në mesin e viktimave të masakrës krahas atyre të masakruar duke u goditur në qafë, duke u djegur ka edhe gra shtatzëna të cilave u është shpuar barku me bajonetë. Pamjet dhe fotografitë e marra në atë periudhë tregojnë përmasën e masakrës.
Sipas Azerbajxhanit, përjetimet në Hoxhali nënkuptojnë shkelje të rënda të shumë konventave të tilla si Konventat e Gjenevës të vitit 1949, Konventës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, Konventës për të Drejtat Civile dhe Politike, Konventës Kundër Torturës dhe Trajtimeve ose Ndëshkimeve të tjerave Mizore, Çnjerëzore ose Degraduese si dhe të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në vendimin e saj më datë 22 prill 2010, përjetimet në Hoxhali i sheh si veprime të barabarta me krimet e luftës ose me krimet e kryera kundër njerëzimit.
Deri më sot parlamentet e 18 vendeve dhe këshillat në 24 rajone të SHBA-së, kanë pranuar vendime të cilat dënojnë dhe i shohin si gjenocid përjetimet në Hoxhali.
Azerbajxhani i cili vazhdon t’i njoftojë botës ngjarjet e përjetuara në Hoxhali, kërkon nga komuniteti ndërkombëtar ndëshkimin e fajtorëve.