Scholz beson që procesi mes Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë shpejtë dhe me sukses
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz beson që së shpejti do të përfundojë me sukses procesi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Scholz propozimin evropian e ka quajtur të peshuar, që sipas tij, gjeti pasqyrimin me vendimet e Këshillit Evropian, raporton teve1.info.
“Kemi të bëjmë me një propozim tejvajtes dhe shumë të peshuar të Gjermanisë dhe të Francës dhe që mbështet nga Bashkimi Evropian, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që e gjeti pasqyrimin e tij me vendimet e Këshillit Evropian në Bruksel. Në këtë kuadër unë besoj që ky proces do të përfundoj së shpejti me sukses”, tha ai në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Mes tjerash, Scholz thotë që në dialog janë bërë përparime të mëdha, kjo që sipas tij ndikon edhe në zhvillimin e rajonit.
“Mendoj se janë bërë përparime të mëdha, po të shikosh deklaratat publike të Vuçiqit dhe Kurtit, ky është një përparim. Mendoj se ky është një plan që mund të zbatohet dhe duhet të realizohet. Prandaj unë jam i gëzuar kur ne arrijmë rezultatet konstruktive dhe të mira. Ndjesia ime është se tani mund të bëhet realitet ajo që deri tani nuk ishte e mundur. Do të ishte e mirë për zhvillimin e rajonit dhe Kosovës dhe Serbisë”.