Prej nesër do të ngrihen çmimet e disa produkteve në Maqedoninë e Veriut
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot kumtoi se nga nesër ngrin çmimi i pastave dhe produkteve të qumështit. Me këtë vendim do të përfshihen makaronat, shpagetat, djathi i bardhë, qumështi, gjiza dhe produktet tjera, raportoi MIA. Sipas Bekteshit, pastat do të lirohen për të paktën dhjetë për qind, ndërsa në krahasim me produktet e qumështit do të pritet që prodhuesit deri nesër të përgatiten sepse, siç tha, disa tashmë edhe vetë i ulin çmimet.
Ministri paralajmëroi se për këto vendime ai dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski me siguri nesër do të mbajnë brifing me gazetarët.
“Me siguri nesër në mëngjes do të ketë vendim për pastat dhe produktet e qumështit, me kryeministrin me siguri do të mbajmë brifing me gazetarët. Qytetarët të qëndrojnë të qetë, çmimet do të ulen jo vetëm të këtyre produkteve, ne në vazhdimësi do të vazhdojmë me të gjitha produktet ku analizat do të tregojnë se ka fitime më të mëdha ose marzhë nga ajo që është e rregullt”, theksoi ministri, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ngjarjes qeveritare për grantin nga BE-ja në vlerë prej 80 milionë euro.
Ai shtoi edhe se është në komunikim të përhershëm me prodhuesit e produkteve të qumështit, por edhe me prodhuesit e pastave.
Ndryshe, Qeveria ka miratuar vendim me të cilin i obligoi prodhuesit e bukës të mos e rrisin çmimin mbi 33 denarë.
Me vendimin përcaktohet detyrimi i tregtarëve që përfaqësojnë persona juridikë dhe fizikë të regjistruar të ushtrojnë veprimtari tregtare në një regjistër përkatës në përputhje me ligjin, si dhe tregtarët që përfaqësojnë persona juridikë dhe fizikë për kryerjen e prodhimit të cilët shesin produktet e tyre në treg në dyqanet e tyre ose diku tjetër me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore, që të marrin dhe/ose shesin bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë të prerë në feta ose të plota.