MaqedoniTop Lajme

Ministri Mexhiti në ditën e themelimit të Kryqit të Kuq dhe Ditës së Dhurimit të Gjakut në RMV

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, sot ka folur në shënimin solemn të 17 Marsit – Ditës së themelimit të Kryqit të Kuq dhe Ditës së Dhurimit të Gjakut në RMV.

Në kuadër të shënimit, ministri Mexhiti ndau pllakata për organizatat komunale të Kryqit të Kuq me numrin më të madh të dhurimeve të gjakut vitin e kaluar.

Ministria e Shëndetësisë në vazhdimësi i mbështet aksionet e Kryqit të Kuq, dhe pikërisht në drejtim të promovimit të dhurimit të gjakut, Ministria po përgatit një program të veçantë.

Përmes aktit të dhurimit të gjakut do të përpiqemi edhe në të ardhmen që të sigurojmë gjak dhe produkte të gjakut për të plotësuar nevojat e sistemit shëndetësor në RMV. Urime me rastin e sotëm dhe ju dëshiroj suksese të mëtejshme në vitet në vijim, veçanërisht të gjithë vullnetarëve, dhuruesve të gjakut dhe motivuesve, të cilët me shembullin e tyre pozitiv janë shembull për mbarë komunitetin, theksoi ministri Mexhiti në fjalimin e tij për këtë ngjarje.

– Ministria e Shëndetësisë –