RajoniTop Lajme

Kurti: Dakordimi në Ohër të zbatohet plotësisht dhe menjëherë

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ajo për të cilën është arritur marrëveshje në Ohër më 18 mars, duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë.

Në një postim në Twitter, derisa ka shkruar për marrëveshjen e fundit që Kosova dhe Serbia kanë arritur në Ohër, ai ka thënë se nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm dhe me vonesa.

“Kemi kaluar dy vjetët e fundit duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell shpalli zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa”, ka shkruar Kurti.

Kosova dhe Serbia më 18 mars kanë arritur marrëveshje për implementimin e propozimit evropian për normalizim raportesh. Megjithatë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk kishte pranuar të nënshkruajë asgjë, derisa Kurti kishte shprehur gatishmërinë për nënshkrim.