MaqedoniRajoniTop Lajme

Osmani nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet nga Pendarovski

Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Ajo do të pritet nga presidenti maqedonas Stevo Pendarovski.

Osmani do të mirëpritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në ceremoni zyrtare në Kabinetin e Presidentit, pas së cilës do të vijojë takimi i presidentëve, dhe takimi plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Në suazat e vizitës, të dy presidentët, në kishën “Shën. Spas” në Shkup, do të vendosin kurora pranë varrit të Goce Dellçevit.

Agjenda e nesërme:

10:00 – Ceremonia zyrtare e pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake

10:15 – Takimi tet-a-tet

10:30 – Takimi plenar i delegacioneve

11:20 – Konferenca e përbashkët për shtyp e Presidentit Pendarovski Presidentes Osmani-Sadriu.

I ftojmë ekipet e akredituara të mediave në Kabinetin e Presidentit në orën 09:00.

Ceremonia zyrtare e pritjes dhe konferenca e përbashkët për shtyp janë të hapura për të gjitha mediat e akredituara, kurse do të transmetohen drejtpërdrejt edhe në platformat digjitale të Presidentit Pendarovski (Fejsbul dhe Jutjub).

ora 12:00 (kisha “Shën. Spas”) – Vendosja e kurorave pranë varrit të Goce Dellçevit.

I ftojmë kameramanët dhe fotoreporterët e akredituar në kishën “Shën. Spas” në orën 11.40.

Gjatë vizitës zyrtare, Presidentja kosovare Vjosa Osmani-Sadriu do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, Kryeministrin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevskin, dhe do të mbajë fjalim në seancën solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut./Klankosova.tv/.