Tërmet në Turqi
Një tërmet me 3.4 shkallë të Rihterit është regjistruar të dielën në Turqi.
Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) njoftoi se dridhjet u regjistruan në qytetin Kahramanmaraş, ndërsa s’janë regjistruar dëme.
EMSC-ja bëri të ditur se janë shënuar edhe disa dridhje të tjera në atë zonë.