BotaTop Lajme

Presidenti Erdoğan voton në Istanbul (Foto)

Shpërndaje

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan votoi në Istanbul për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që mbahen në Türkiye, raporton Anadolu.

Erdoğan doli nga banesa e tij në zonën Kısıklı në Üsküdar së bashku me bashkëshorten e tij Emine Erdoğan dhe mbërriti në shkollën “Saffet Çebi” për të votuar.

Presidenti Erdoğan u mirëprit përzemërsisht nga qytetarët që mbushën sheshin e shkollës, ndërkohë presidenti u prit nga kreu i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, kryetari i Bashkisë Üsküdar, Hilmi Türkmen, kryetari i AK Partisë për Istanbulin, Osman Nuri Kabaktepe si dhe të interesuar të tjerë.

Presidenti Erdoğan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdoğan hynë në radhë në klasën ku ndodhej kutia e votimit “3279”. Pas përshëndetjes me zyrtarët në kutinë e votimit, Erdoğan dhe Emine Erdoğan u dhanë zyrtarëve të kutive të votimit kartat e tyre të identitetit për kontrollin e nevojshëm.

Erdoğan dhe Emine Erdoğan kaluan në kabinën e votimit dhe më pas kryen procesin duke hedhur zarfet në kutinë e votimit.

Në kutinë e votimit “3279” ku votoi presidenti Erdoğan do të kryejnë detyrën e tyre qytetare 380 votues.

Në listën e votuesve presidenti Erdoğan renditet në vendin 175-të ndërsa Emine Erdoğan në vendin e 174-t.