Aziri: Prej sot certifikata për nënshtetësi mund të merret edhe në formë elektronike
Sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski vizituan hapësirat e “Një Pikë Shërbimi-Shkup“, ku promovuan për qytetarët e vendit dhënien e certifikatës së shtetësisë edhe në formë elektronike.
Njoftimi nga Aziri:
Transformimi digjital i cili po ndryshon rrënjësisht mardhëniet e shtetit me qytetarët, duke hedhur bazat e një sistemi të sigurt antikorrupsioni në shërbimet e ofruara është prioriteti ynë si qeveri.
E ardhmja e shërbimeve publike është digjitalizimi i plotë dhe ndryshimi i mardhënies mes administratës dhe qytetarëve.
Në këtë mënyrë luftohet korrupsioni dhe u jepet fund radhëve për marrjen e një dokumenti shtetëror.
Kisha kënaqesinë që së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Një Pikë Shërbimi- Shkup të promovojm për qytetarët e vendit dhënien e certifikatës së shtetësisë edhe në formë elektronike.
Ministria jonë po punon fort për digjitalizimin dhe transformimin digjital të shtetit. Deri në fund të vitit do të digjitalizojmë më shumë se 150 shërbime të reja online në portalin kombëtar,
www.uslugi.gov.mk që u mundësojnë qytetarëve që të marrin shërbime online lehtësisht dhe pa vonesa.