RajoniTop Lajme

Kritikohet roli i Shqipërisë në dialogun Kosovë – Serbi (Video)

Shpërndaje

Njohësit e çështjeve politike në Tiranë e kanë kritikuar rolin e Shqipërisë në dialogun Kosovë Serbi. Sipas tyre, Shqipëria nuk po tregohet mbështetëse e Kosovës në këtë aspekt. Ndërkaq, ata thonë se nga Tirana ka një lloj indiference sa i përket Kosovës, megjithëse sipas tyre kryeministri Edi Rama ka mbajtur qëndrime të mira për Prishtinën në Parlamentin Evropian.

Shqipëria duhet të angazhohet më shumë për të lobuar tek aleatët ndërkombëtarë që Asociacioni të jetë brenda kornizës kushtetuese të Kosovës. Poashtu tw ketë rol më pro aktiv në mbështetje të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Kështu thonë njohësit e çështjeve politike në Tiranë.

Sipas analistit Lutfi Dervishi, Shqipëria është në një pozicion delikat, për shkak të afërsisë së kryeministrit Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

E lidhur me Asociacionin i njëjti i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të propozoj një draft, i cili është në përputhje me kushtetutën.

Ndërsa njohësi tjetër politik, Ben Andoni beson se vazhdimisht ka një lloj indiference nga Tirana sa i përket Kosovës, megjithëse siç tha, kryeministri Edi Rama ka mbajtur qëndrime të favorshme në Parlamentin Evropian.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen bazë më 27 shkurt në Bruksel dhe aneksin e zbatimit të saj më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Përkundër disa takimeve pasuese të nivelit të lartë në dialog por edhe të kryenegociatorëve, marrëveshja ende nuk po gjen zbatim./Gazeta10