RajoniTop Lajme

Pamje ekskluzive – Rrahja e dy shqiptarëve në Mitrovicë të Veriut (Video)

Shpërndaje

Dy qytetarë shqiptarë u sulmuan fizikisht sot në Mitrovicë të Veriut, në hyrje të sheshit nga persona të dyshuar.

KALLXO.com ka siguruar pamjet të momentit të sulmit ndaj tyre dhe sjell videon ekskluzive.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar videon në të cilën shihen disa serbë në grup duke sulmuar dy shqiptarë.

Postimi nga Ministri Sveçla:

Milicia fashiste vazhdon të sulmojë qytetarët e pafajshëm në veri të vendit tonë.

Dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar brutalisht në sheshin e Mitrovicës së Veriut nga milicia fashiste e orkestruar dhe dirigjuar nga Beogradi.

Ky akt dhune dhe huliganesk duhet të dënohet ashpërsisht. Përgjegjësit kriminelë shumë shpejt do të vihen para drejtësisë. Këta milicë nuk do të mund ta minojnë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës.