Mbi 50% pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi
Në Malin e Zi janë zhvilluar zgjedhjet parlamentare.
Siç raportohet në Vijesti, deri në orën 19:00 në zgjedhje kanë marrë pjesë 50.41 për qind e popullsisë.
Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare kanë 542.468 qytetarë.
Këto janë zgjedhjet e para në të cilat partia e Milo Gjukanoviq është sfiduar pa pasur pushtet, të cilin e ka mbajtur për gati tri dekada.