Maqedoni

Fatmir Limani tregon edhe emra tjerë që do jenë në listën e zezë

Shpërndaje

Eksponenti i lartë politik i Lëvizjesh Besa Fatmir Limani duke komentuar zhvillimet politike sidomos pas shpalljes non grata të kreut të Komunës së Strugës Ramiz Merko nga ana e SHBA, ai ka thënë se kjo nuk mbaron këtu duke treguar edhe emra të tjerë të kësaj partie që do përfshihen në këtë listë informon Tetova sot.

Ai mes emrave ka përmendur edhe atë të Teuta Arifit që ishte në dy mandate kryetare e Komunës së Tetovës dhe aktualisht është pjesë e strukturave të larta partiake të këtij subjekti politik .
Kjo sipas tij fillon me Ramiz Merkon , do vazhdojë sipas informacioneve që kam unë me Teutën dhe do përfundojë më fund me një aktakuzë të përgjithshme të gjithë këtyre udhëheqësve të cilët udhëhiqen nga Ali Ahmeti në këto dy dekada të cilët në plan të parë dhe të fundit e kanë krimin dhe korrupsionin është shprehur Limani.