RajoniTop Lajme

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi emëron katër drejtorë serbë

Shpërndaje

Kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi, i ka emëruar katër drejtorë komunal serbë.

Nga sot, Violeta Sakiq, Nikola Radomiroviq, Nenad Radosavljeviq dhe Miroslav Miniq, do të jenë pjesë e kabinetit të Hetemit.

Kjo u bë e ditur nga vet ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi.

“Qeverisja në nivel lokal ka në fokus secilin qytetarë pa asnjë dallim e përjashtim dhe mbështetetet nga inciativat e ndryshme të nivelit qendror”, tha Krasniqi.

Kjo është një shenjë që kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi, nuk e ka ndërmend të tërhiqet, pavarësisht thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për ta lëshuar objektin e komunës.