Rajoni

Kurti refuzoi ta takojë, Rama: Nesër do jem në Prishtinë

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama konfirmoi edhe një herë se nesër do të jetë në Prishtinë,, kjo në kuadët të turit Ballkanik që nis nga dita e nesërme.

I pyetur për refuzimin e takimit nga homologu kosovar, Rama nuk dha detaje nëse do të ketë një takim me Kurtin, por konfirmoi faktin se do të jetë i pranishëm në Prishtinë.

“Jam këtu vetëm për këtë vendim. Sa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe turit, do të flasë kur është koha për të folur; nesër në Prishtinë!”, tha ai.

Kujtojmë se kryeministri kosovar, Albin Kurti deklaroi se do të takohej me Edi Ramën vetëm për mbledhjen e qeverisë.

“I kërkova të mbajmë mbledhjen e qeverisë që u anulua. Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”, ka thënë Kurti.