Rajoni

Vuçiq: E kam mësuar përmendësh planin për shtensionimin, por s’mund ta bëj i vetëm

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kanë zhvilluar një konferencë për shtyp, ku është folur edhe për stabilitetin e rajonit me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiç u shpreh se Serbia nuk mund ta realizojë e vetme planin e propozuar nga Rama pasi pika tre kërkon tërheqjen e kryetarit të komunës në veri të Kosovës.

Ai tha se Serbia shihet si fajtore nga Tirana dhe Prishtina.

“Ju e dini që ne kemi përgatitur Wine Vision dhe sigurisht kemi biseduar për çështjet rajonale dhe pikëpamjet tona për Kosovën dhe Metohinë, por nuk mendoj se do të ishte e drejtë apo korrekte ta bënim në praninë e Ramës, këtë do ta lëmë për ne. Do të shihni se sa dukshëm është rritur shkëmbimi mes vendeve tona. Si import ashtu edhe eksport. Përkon edhe me Ballkanin Perëndimor, por edhe me marrëdhënie më të mira politike. E mirëpresim angazhimin e Shqipërisë në Kongresin e Berlinit. E di planin e depërshkallëzimit që foli Rama, e di përmendësh. Serbia nuk mund ta bëjë e vetme pikën e tretë dhe bëhet fjalë për tërheqjen e njëkohshme të kryetarit të komunës, gjithçka tjetër e përmbushi Serbia. Ne duam paqe, po punojmë, sado e vështirë të jetë për ne, edhe pse e di që në Tiranë dhe Prishtinë ka nga ata që e shohin Serbinë fajtore për çdo gjë”, tha Vuçiç.