BotaTop Lajme

Erdoğan: Ukraina e meriton anëtarësimin në NATO

Shpërndaje

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij ukrainas, Volodoymyr Zelenskyy, në Pallatin Vahdettin në Istanbul, raporton Anadolu.

Në konferencën për media, presidenti Erdoğan u shpreh se Ukraina meriton anëtarësimin në NATO.

“Türkiye ka bërë përpjekje për të parandaluar luftën Rusi-Ukrainë, përkundër asaj çfarë ka ndodhur, marrëdhëniet Türkiye-Ukrainë janë të fuqishme në të gjitha aspektet”, tha gjithashtu ai, duke shtuar se vendi i tij ka bërë përpjekjet më intensive për t’i dhënë fund luftës Rusia-Ukrainë përmes bisedimeve në bazë të ligjit ndërkombëtar.

Presidenti Erdoğan gjithashtu tha se shpreson në zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi e cila skadon më 17 korrik, duke paralajmëruar edhe një vizitë të presidentit rus Vladimir Putinit në Türkiye për muajin e ardhshëm.

Presidenti ukrainas Zelenskyy falënderoi Türkiyen për mbështetjen e dhënë për integritetin territorial të Ukrainës.

“Jam këtu në Istanbul për të falënderuar të gjithë ata që dëshirojnë paqe për shtetin dhe popullin tonë”, shtoi ai.