MaqedoniTop Lajme

Kasami: Taravari ta braktisë Qeverinë e krimit! Kritikat e tij ndaj pushtetit s’janë të sinqerta!

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i ka bërë thirrje kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit ta braktisë qeverinë. Kasami ftoi Taravarin t’i bashkangjitet “frontit opozitar” për ta mundur BDI-në, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Ju bëj thirrje edhe Taravarit edhe të tjerëve që sa më shpejtë ta kuptojnë se kjo Qeveri e krimit dhe korrupsionit, nuk ia don të mirën qytetarëve dhe të largohen sa më parë që është e mundur dhe t’i bashkangjiten qytetarëve, shqiptarë dhe frontit opozitar nëse vertetë e duan të mirën e qytetarëve. Kritikat ndaj qeverisë duke qenë pjesë e saj besoj se nuk janë të sinqerta. Prandaj nëse vërtetë dëshirojnë ndryshimin, ai ndryshim bëhet vetëm përmes opozitës, duke konsoliduar opozitën dhe duke dalë me një ofertë të qartë para votuesve. Dhe në atë rast, përgjigja nga votuesit do të jetë masovike dhe do të bëhet ndryshimi i shumë pritur edhe te shqiptarët”, tha Kasami.