Pensionistët në Maqedoninë e Veriut në protestë, kërkojnë rritje të pensioneve
Në Maqedoninë e Veriut, pensionistët kanë dalë në protestë. Ata kërkojnë rritje të pensionit minimal me pagën minimale dhe rrritje lineare të të gjitha pensioneve.
Në protestën, që u mbajt në Parkun e gruas, në Shkup pensionistët theksuan se nuk bëhet fjalë për protestë partiake por ekzistenciale.Sipas tyre, vlera momentale e pensioneve nuk mjafton për një jetë të denjë.
Konform Metodologjisë së re për llogari të pensioneve, në mars pensioni mesatar nga 17.666 denarë është rritur në 19.150 denarë.