Aziri në Ankara takon Ömer Özkan dhe Şhevket Ünal përfaqësues të kompanisê HAVELSAN
Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Azir Aliu po qëndron në një vizitë zyrtare në Ankara ku ka takuar Ömer Özkan dhe Şhevket Ünal përfaqësues të kompanisê HAVELSAN ompani e cila ka punuar për një kohë për të zhvilluar mjete tokësore, ajrore dhe detare pa pilot për konceptin e “unitetit digjital”.
Gjatë takimit diskutuam dhe për bashkëpunim në fushat që ndodhen projektet e sigurisë kibernetike, teknologjisë së informimit, sistemeve të komandës dhe kontrollit, trajnimeve dhe të teknologjive të simulimit.
“Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, me kënaqësi zhvillova takim me Ömer Özkan dhe Şhevket Ünal përfaqësues të kompanisê HAVELSAN- kompani e cila ka punuar për një kohë për të zhvilluar mjete tokësore, ajrore dhe detare pa pilot për konceptin e “unitetit digjital”.
Z. Üskan dhe Önal na zbuluan më shumë detaje për këtë kompani dhe rendesinë e saj në procesin e digjitalizimit të shtetit të Turqisë.” shkruan Aziri.