Maqedoni

Lloga viziton njësinë rajonale në Manastir: Kjo është Maqedonia e mjerë!

Shpërndaje

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, e vizitoi departamentin rajonal të Ministrisë së Drejtësisë në Manastir, ku siç njoftohet, është konstatuar se punëtorët punojnë në kushte substandarde, përcjell albazone media.

Postimi i plotë:
Sot vizitova njësinë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë në Manastir, ku u konstatua se punëtorët punojnë në kushte substandarde.

Në ndërtesën ku është e vendosur zyra nuk ka ashensor dhe punonjësit të cilët janë me ndonjë invaliditet nuk kanë qasje në vendin e punës, i cili është në katin e pestë të ndërtesës.
Mungojnë mobilje të zyrës, dyert dhe dritaret janë të dëmtuara dhe paraqesin rrezik për palët që vijnë për të kërkuar ndihmë juridike falas.

Me anëtarësim në BE, nëpërmjet të fondeve do të sigurohen mjete për qasje më të lehtë në drejtësi për kategoritë e cenueshme.

SOT MË SHUMË SE KURRË NA DUHET
BASHKIMI EUROPIAN