Aksion policor në Klinikën e Onkologjisë në Shkup (Video)
Në Klinikën e Onkologjisë në kompleksin klinika “Nëna Terezë” në Shkup vijon aksioni policor.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmuan se ka aksion policor, por nuk zbulojnë detaje.
Jozyrtarisht, aksioni ka të bëjë me vjedhjet e barnave të shtrenjta që në vend t’u jepen pacientëve, janë shitur në tregun e zi.
Pas përfundimit të aksionit, nga MPB theksojnë se do të zbulohen detajet e vërteta.
VIDEO TV21: