MaqedoniTop Lajme

Marin Mema për rastin në Veles: Si ka mundësi të ndodhë një situatë e këtillë kur ministria e arsimit udhëhiqet nga shqiptarët

Shpërndaje

Gazetari shqiptar Marin Mema ka reaguar në lidhje me diskriminimin e fundit që u ndodh shqiptarëve të Komunës së Velesit duke theksuar se drejtoria gjimnazit “Koço Racin” në Veles nuk lejon regjistrimin e më shumë se 22 nxënësve shqiptar dhe 20 nxënës të tjerë janë të detyruar me polici të largohen.

“Sot në gjimnazin “Koço Raçin” në Veles, drejtoria e kësaj shkolle nuk lejon regjistrimin e më shumë se 22 nxënësve shqiptar! 20 nxënës të tjerë janë detyruar sot me polici të largohen! Justifikimi është se vetëm 22 i kanë plotësuar “kriteret”, të tjerët jo! Madje sot janë detyruar të largohen edhe katër profesorë shqiptar siç ata theksojnë! Pra edhe nxënësit e regjistruar 99% të lëndëve (përveç njërës) duhet t’i bëjnë në gjuhën maqedone”, shkruan Mema.

Mema po ashtu habitet për një situatë të këtillë për shkak se Ministria e Arsimit drejtohet nga ministër shqiptar dhe si ka mundësi që në të njëjtën kohë të shkelen të drejtat në këtë formë.

“Dhe nuk përfundon këtu… I mbani mend fëmijët që kërkonin të mësonin shqip në Çashkë, shumë pranë Velesit? Është komunë ku shqiptarët janë shumicë, por pavarësisht kësaj drejtori i shkollës nuk lejon hapjen e paraleleve shqipe. E kuptoni çfarë diskriminimi i hapur? Diskriminim tek të drejtat më themelore dhe askush nga shtetarët nuk merr përgjegjësi! I mbani mend fëmijët që kërkonin të mësonin shqip në Çashkë, shumë pranë Velesit? Është komunë ku shqiptarët janë shumicë, por pavarësisht kësaj drejtori i shkollës nuk lejon hapjen e paraleleve shqipe. E kuptoni çfarë diskriminimi i hapur? Diskriminim tek të drejtat më themelore dhe askush nga shtetarët nuk merr përgjegjësi”, shkruan Mema duke shtuar se e drejta e arsimit është e drejtë themelore dhe nëse nuk reagon politika në Maqedoni atëherë duhet të reagojë Tirana zyrtare.