RajoniTop Lajme

Kurti: Marrëveshja e MSA-së me BE-në është e ngrirë për shkak të situatës në veri

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për sot për masat e BE-së ndaj Kosovës të cilat u vendosen pas situatës në veri.

“Aktualisht, për shkak të situatës në veri të Kosovës, ndaj vendit tonë demokratik janë në fuqi disa sanksione apo masa të Bashkimit Evropian”, ka thënë kryeministri Kurti në një intervistë për Televizionin Publik të Sllovenisë, transmeton Zeri.info.

Ai tha se masat janë të padrejta dhe se Kosova nuk është përgjegjëse për situatën e cila u tensionua muaj më parë.

“Përkundrazi, ne po luftojmë atje kundër ekstremistëve të dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, policët e Kosovës dhe gazetarët. Është e vërtetë që ne po vuajmë për shkak të këtyre sanksioneve. Kryesisht komuniteti ynë i biznesit, por edhe shërbimet shtetërore. Për shembull, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është ngrirë, megjithëse ne e kemi përmbushur atë në 69 për qind”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka pranuar huatë dhe grantet si dhe financimet nga fondet e Bashkimit Evropian janë gjithashtu në rrezik.

“E gjithë kjo u ndërpre. Prandaj, heqja e këtyre masave ndaj Kosovës do të ishte vërtet e mirëseardhur dhe vendim i drejtë i Bashkimit Evropian”, tha ai. /Zëri