Rama me Zelenskyn nënshkruajnë deklaratë për mbështetjen e pakushtëzuar të Ukrainës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nënshkruar deklaratë të përbashkët me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për mbështetjen e pakushtëzuar të Ukrainës.
Kjo deklaratë është nënshkruar në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Selia e OKB, Neë York – Nënshkrimi i deklaratës së përbashkët me Presidentin Volodymyr Zelensky, për mbështetjen e pakushtëzuar të Ukrainës”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.