Kurti do të raportojë të premten në Kuvend për draftin e pranuar të Asociacionit
Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha në seancën e së premtes se do të ftohet për raportim kryeministri Albin Kurti lidhur me pranimin e draftit të Asociacionit.
Ai foli edhe për grevën e minatorëve të “Trepçës”, për çka ka kërkuar të ndërmerren masa.
“Sot në mbledhjen e Kryesisë u pajtuam ta ftojmë për raportim kryeministrin Albin Kurti se çfarë ka pranuar në Bruksel. Cili është ai draft dhe çfarë ka pranuar kryeministri në Bruksel”, tha ai.
“Ne shprehëm shqetësimin për grevën e minatorëve dhe kërkuam që institucionet të marrin masa për kërkesat minimale që i kanë grevistët”, tha Gashi.