Fiat Canoski akuzon për “krim të organizuar gjyqësor” për vjetërsimin e TNT-së
Një daktilografe nga Gjykata Penale e Shkupit qëllimisht ka gabuar në shtypjen e aktgjykimit për rastin TNT, në mënyrë që të pandehurit të mund të ankohen, kryetarja e Apelit të Shkupit, Meri Dika, qëllimisht ia ka dhënë lëndën gjyqtarit Gjoko Ristov dhe ai me qëllimisht e ka zvarritur çështjen që rasti të vjetërsohet. Këshjtu ka akuzuar sot biznesmeni Fiat Canoski, i cili sipas aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Themelore Shkup 1 është dashur të marrë dëmshpërblim prej gati 11 milionë eurove për rrënimin e kompleksit banesor-afarist Kosmos. Ai akuzoi gjyqtarin Ristov për keqpërdorime që çështja të zvarritet. Ndaj tij ka do të ngre padi dhe dëmshpërblimin do ta kërkojë nga ai.
Fiat Canovski
“Ai ka urdhër nga dikush dhe prandaj them se është krim i organizuar dhe këtu është lidhur një grup më i madh që ka interesa të tjera. Prandaj Prokuroria duhet të bëjë një hetim dhe të shohë se kush janë ata, është shoqërim kriminal”
Të hënën është paraparë që të mbahet seancë e hapur tek gjykata e Apelit për rastin TNT.
Ndërkaq, gjykata e apelit ka reaguar, duke i quajtur të pavërteta akuzat e Canovskit.
Në maj të vitit të kaluar, Gjykata Penale e Shkupit dënoi ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-kryetarin e Komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski dhe inspektoren e atëhershme të ndërtimit Elizabeta Najdovska për rrënimin e paligjshëm të kompleksit Cosmos dhe urdhëroi që të kompensojnë dëmin në vlerë 11 milionë euro.
Ata bënë ankim në Apel dhe pas ndryshimeve në Kodin Penal , rasti TNT do të vjetërsohet dhe nuk do të ketë nga kush të dëmshpërblehet i dëmtuari.
/SHENJA/