RajoniTop Lajme

Kryeministri Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, mori pjesë në diskutimin me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimit Ekonomik në Kohë të Vështira”

Shpërndaje

Në kuadër të pjesëmarrjes në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ishte pjesë e panelit të diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimit Ekonomik në Kohë të Vështira”.

Duke folur për nevojën dhe rëndësinë e rritjes dhe zhvillimit ekonomik, ai fillimisht renditi tri sfidat kryesore me të cilat të ballafaqohemi, si në nivelin lokal, rajonal ashtu dhe global; kërcënimet e sigurisë, pabarazinë sociale ose shoqërore, dhe ndryshimet klimatike.

Për sa i përket qeverisjes së deritanishme, kryeministri veçoi rritjen e ekonomike prej 10.7% në vitin 2021, 5.2% në vitin 2022, këtë vit që pritet të jetë rreth 3.8%, uljen e theksuar të inflacionit në krahasim me fillimin e vitit, dhe zbutje hendekut ndërmjet eksporteve dhe importeve nga 1 me 9, në më pak se 1 me 6.

Ai gjithashtu foli edhe për përparimin demokratik në rrafshin e lirëve dhe të drejtave të njeriut, lirisë së medieve, pastaj sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit siç është evidentuar edhe nga raportet kredibile ndërkombëtare, si për reformat në administratë publike.

Për sa i përket Procesit të Berlinit, Kryeministri Kurti tha se ai është rruga përpara për ta përgatitur Ballkanin Perëndimor për Integrim, teksa rëndësinë e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani në kuadër të këtij procesi.

Ndërkaq në lidhje me planet dhe projektet e mëdha për të ardhmen, ai veçoi hekurudhën Prishtinë-Durrës e cila do ta lidhën Kosovën me rrjetin Trans-Evropian, dhe ankadin aktual për ndërtimin e 100 MW nga energjia solare të shpallur dhe atë të erës me kapacitet deri në 150 MW i cili pritet të shpallet gjatë vitit të ardhshëm, në kuadër të synimeve të Strategjisë së Energjisë për vendit t’i shtohen 1,200 MW nga burimet e ripërtëritshme.

Gjatë këtij diskutimi, kryeministri Kurti po ashtu u pyet edhe për raportet me Serbinë. Me këtë rast ai tha se më 27 shkurt në Bruksel është arritur Marrëveshja Bazike për njohjen de facto, bazuar në modelin e dy Gjermanive, por se Serbia refuzon ta nënshkruaj, përfshirë edhe në takimin me liderët evropian të 21 tetorit, dhe nuk e po pranon të plotë marrëveshjen e dakorduar në Bruksel.

***********************

Kurti në Vjenë për ngjarjet në Banjskë: Urdhërova ministrin e Brendshëm, asnjë plumb i yni nuk u gjuajt në murin e manastirit

Kryeministri Albin Kurti kërkoi ekstradimin në Kosovë të Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij, të cilat kanë kryer akt terrorist në Kosovë duke vrarë një polic dhe duke plagosur dy të tjerë.

Radoiçiq në Serbi, sipas Kurtit, është mbajtur vetëm dy orë nga policia dhe është liruar. E për ekstradimin e tij dhe grupit kriminal, kryeministri kërkoi edhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

Këto komente kryeministri Albin Kurti i bëri në një intervistë në Vjenë, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Ai tha se janë konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim, makina të blinduara e pajise të rënda ushtarake. Po ashtu Kurti përmendi edhe skenarët që Serbia kishte planifikuar t’i përdorte në Kosovë, duke vrarë edhe pelegrinët në Manastir, por edhe klerikët. E po ashtu Serbia kishte planifikuar që do ta përdormi edhe ushtrinë, por kjo nuk ndodhi dhe Serbisë i dështuan planet, tha Kurti.

“Urdhri im për ministrin e Brendshëm ishte zero viktima te civilët, asnjë plumb nga policët tanë në murin e manastirit. Çfarë na duhet tani është ekstradimi i këtij grupi të Milaln Radoiçiqit. Ai është paraburgosur për pak orë dhe është liruar menjëherë. Brigada Veriore dhe Mbrojtja Civile , dy organizata terroriste të shpallura të tilla më 20 qershor të këtij viti. Tani na duhet ekstradimi i Radojçicit”, tha Kurti.

Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës: Duhet më shumë presion ndaj Beogradit për nënshkrimin e marrëveshjes
Lexo po ashtu
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës: Duhet më shumë presion ndaj Beogradit për nënshkrimin e marrëveshjes
Liberalizmi është shumë i dobishme, por edhe shumë i vonuar, pasi që Kosova i ka plotësuar kushtet vite më radhë, e tash na duhet integrimi në BE, marrja e vendit kandidat dhe shpresoj që me zell i përgjigjemi pyetjeve të BE-së. Po ta fitonim liberalizimin para disa viteve ishte ngjarje e madhe, tanimë nuk është e madhe.

Kurti këtu foli edhe për punësimin jashtë vendin, për tregun e punës, por edhe për remitencat.

Në pyetjet edhe para gazetarëve, kryeministri tha se është hera e tretë që merr pjesë në këtë diskutim, derisa tha se brenda pak ditësh arrin në përmbushjen e dy të tretave të mandatit të tij si shef i qeverisë, ndërsa këtë periudhë e konsideroi të suksesshme.

“Që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, kemi pasur edhe përparim ekonomik edhe demokratik. Kemi pasur rritje ekonomike prej 10 .6 % të bruto produktit vendor në vitin 2021, në vitin 2022 ishte 5.2%, ndërsa në këtë vit 3.8% rritje reale”, deklaroi Kurti, i cili foli edhe për eksportin, krizën energjetike dhe zhvillimet tjera ekonomike në rajon.