Gruaja e Macron shkon në Zvicër me veshje mbi 9000 franga
Çifti presidencial francez aktualisht ndodhen në vizitë në Zvicër. Brigitte Macron njihet si maniake e madhe e modës, teksa dy ekspertë shpjegojnë paraqitjen e tyre.
“Macron i përmbahet kodit të veshjes më të mirë të biznesit”, tha ekspertja e modës Lisa Starchak.
“Ai ka veshur një kostum gri të errët. Kostumi u kombinua me një këmishë të bardhë pambuku. Gjithashtu kishte edhe një kravatë”.
Ndërsa, Brigitte Macron u shfaq e veshur me një pallto me një fustan nga Nicolas Ghesquiere. Ajo e kompletoi look-un e saj me një çantë ‘Louis Vuitton Rose Des Vents PM’.
Sara Schar, pjesë e dizajnit të modës bëri një hulumtim për veshjen e saj.
Çmimi për pallton është rreth 5500 franga, fustani rreth 2500 deri në 3000 franga. Takat duhet të kushtojnë nga 800 deri në 1000 franga. E tërë paraqitja merr një total prej rreth 9000 franga.