MaqedoniTop Lajme

Ahmeti Të rrojë përjetë gjuha jonë e bukur shqipe dhe kujtimi për ata që e ruajtën atë me jetët e tyre! Urime Dita e Alfabetit!

Shpërndaje

Përvjetorin e 115-të të Kongresit të shkronjave shqipe të Manastirit e shënuam sot me manifestimin qëndror në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut, duke rikujtuar sakrificat shekullore të kombit tonë për të pasur shqipen e shkruar dhe shkollat tona, e drejtë e natyrshme, e luftuar padrejtësisht dikur.

Sot prezenca dhe fjalët e Presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski dhe e Kryeministrit të vendit, Dimitar Kovaçevski për bashkëqytetarët e tyre shqiptarë ishin porosi e qartë se gjërat kanë ndryshuar, se gjuha jonë çmohet e nderohet dhe është vlerë e pakontestueshme e zhvillimit të vendit tonë.

Përvjetorët e alfabetit i festojmë me fanatizëm sepse respektojmë sakrificat e gjakut që është derdhur për atë kauzë që determinoi ekzistencën tonë.

Të rrojë përjetë gjuha jonë e bukur shqipe dhe kujtimi për ata që e ruajtën atë me jetët e tyre! Urime Dita e Alfabetit!