Hapja e negociatave me Ukrainën, Zelensky: Një fitore për ne dhe Evropën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas vendimit të BE-së për të hapur negociatat me Ukrainën, duke e cilësuar si një fitore. Në një reagim në platformën X, Zelensky ka shkruar: “Kjo është një fitore për Ukrainën. Një fitore për të gjithë Evropën. Një fitore që motivon, frymëzon dhe forcon.”
Blloku evropian hapi negociatat edhe me Moldavinë ndërsa për Gjeorgjisë i dha statusin e vendit kandidat pasi më parë i ishte mohuar. “Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë,” tha Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian pas marrjes së këtij vendimi.
Michel shtoi se BE “do të hapë negociatat me Bosnje-Hercegovinën pasi të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret e anëtarësimit.” Vendimi për Ukrainën erdhi mes kërcënimeve të vetos dhe retorikës së ashpër të kryeministrit hungarez Viktor Orbán./abcnews.al