Kovaçevski nga Brukseli: Pas skriningut të suksesshëm, procesi do të vazhdojë dhe do të rezultojë me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel, po merr pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor. Para fillimit të seancave punuese të Samitit, në një deklaratë për media, kryeministri Kovaçevski theksoi se ky samit është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse Këshilli Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë në një vend dhe në të cilin bashkëpunim me BE-në do të diskutohet për politikën e jashtme të përbashkët,si dhe për zgjerimin e BE-së.
“Ne jemi një vend me një politikë të jashtme plotësisht të harmonizuar. Sigurisht, një nga temat do të jetë plani i ri për rritjen e përshpejtuar për Ballkanin Perëndimor, ku do të diskutojmë në detaje përgatitjet që janë bërë. Maqedonia e Veriut përfundoi një proces të suksesshëm të shqyrtimit që u njoh nga BE-ja, por të gjithë e dini se ka edhe një detyrim që duhet ta përfundojmë dhe tani varet nga ne. Nëse të gjithë aktorët politikë në vendin tonë do të kishin kontribuar në një pozicion si koalicioni qeverisës, sot do të ishte një situatë ndryshe. Do të flisnim për hapjen e kapitujve dhe grupeve, por sigurisht që ky diskutim do të vazhdojë. Procesi do të vazhdojë dhe pashmangshëm do të përfundojë me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, tha kryeministri Kovaçevski.
Lidhur me pyetjen e mediave nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të ndahen në këtë fazë të procesit të integrimit evropian, kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria së bashku kanë filluar procesin e shqyrtimit para një viti e gjysmë dhe se secili vend sipas performanca e saj, sipas përputhshmërisë me BE-në po përparon në procesin e integrimit evropian.
Në pyetjen gazetareske se a ka optimizëm se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin deri në fund të mandatit të Qeverisë, kryeministri Kovaçevski theksoi se ky është një obligim që qartësohet në raportin e Komisionit Evropian.
“E shihni se edhe në draft-konkluzionet thuhet se sapo Maqedonia e Veriut t’i miratojë ato amendamente në Kuvend, menjëherë do të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare. Gjithçka që thashë gjatë një viti e gjysmë është vërtetuar si e vërtetë. Dhe diçka tjetër u vërtetua si e vërtetë, se në vendin tonë kemi dy blloqe, një bllok europian që qëndron për integrimin e vendit në BE. Dhe kemi një bllok të dytë, i cili sot shihet se po punon kundër integrimit të vendit në BE dhe më parë ka punuar kundër integrimit të vendit në NATO. Ne sigurisht do të vazhdojmë me reformat dhe procesi i ndryshimeve kushtetuese është një proces që do të vazhdojë, i cili është i pashmangshëm dhe që përfundimisht do të rezultojë me sukses, përfundimin me sukses të negociatave dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha. Kryeministri Kovaçevski para fillimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor.