Prokuroria: Vepra për të cilën dyshohet Bekim Neziri – e dënueshme me të paktën 5 vite burg!
Sipas Prokurorisë Themelore Publike, vepra penale për të cilën dyshohet ish ministri Bekim Neziri, bashkë me persona të tjerë, është e dënueshme me burg prej të paktën 5 viteve.
“Me veprimet e tyre ata kërcënuan sigurinë e trafikut ajror ndërkombëtar në kohën kur në hapësirën ajrore të vendit po zhvilloheshin 28 fluturime nën kontrollin e M-NAV, ndaj dyshohet se kanë kryer vepër penale të dënueshme me të paktën pesë vjet burg”, thonë nga Prokuroria.
Neziri është kryetar i degës së BDI-së në Çair. Pasditen e të enjtes, Neziri si i punësuar në M-NAV, lejoi një grup personash tjerë të futen në ambientet e SHA “M-NAV” e më pas sulmuan të punësuarit në kontrollin e fluturimeve.