E mori dhuratë, por ia sekuestruan. “Benzi” luksoz i Miss-it shqiptar do të përdoret nga policia!
Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi para disa ditësh se makinat dhe pronat e sekuestruara grupeve kriminale nuk do të nxirren më në shitje, por do ti kalojnë shtetit. Makinat e sekuestruara do ti përdorë policia e shtetit.
Edhe makina luksoze e sekuestruar e modeles Trejsi Sejdini, do t’i shtohet Policisë së Shtetit.
Bëhet fjalë për makinën tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, e cila mendohet se kap vlerën mbi 100 mijë euro, ndërsa është sekuestruar në shtator të vitit 2019, ku sipas verifikimeve nuk ishte i regjistruar në emër të saj.
Ish-Miss “Univers Albania 2018” deklaroi se këtë automjet e kishte marrë dhuratë për ditëlindje, ndërsa shpesh postonte foto në rrjetet e saj sociale. Trejsi Sejdini, vajzë simpatike dhe korrekte në punën e saj, ka mbetur peng i një dhurate e cila rezulton nga policia e shtetit, që sekuestrohet.
Sipas ministrit të brendshëm Taulant Balla ky vendim për ti kaluar policisë së shtetit vjen pasi kishte ndodhur që sekuestroheshin dhe dilnin në ankand, por i blinin prapë atë grupe kriminale që iu ishin sekuestruar. Ata fusnin persona të tyre në ankand dhe e merrnin prapë mallin e sekuestruar, gjoja tashmë të blerë nga ankandi!
Nuk dihet se kujt do ti buzëqeshë fati nga policia e shtetit që ta përdorë makinën tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”!