MaqedoniTop Lajme

Letërnjoftimet, do të vlejnë edhe pas 12 shkurtit 2024

Shpërndaje

Letërnjoftimeve që nuk u ka skaduar afati do të vazhdojnë të vlejnë edhe pas 12 shkurtit 2024, njoftojnë nga MPB-ja përcjell albazone media.

Njoftimi nga MPB-ja:
Letërnjoftimet të cilave nuk u ka skaduar afati do të vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe pas datës 12.02.2024
Ministria e Punëve të Brendshme, si ministri përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve personale, thekson se Ligji për Letërnjoftimet nuk është ndryshuar.
Për këtë, i njoftojmë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se letërnjoftimi me emrin e shtetit “REPUBLIKA E MAQEDONISË” të cilat janë të vlefshme, gjegjësisht të cilave nuk u ka skaduar afati, vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe pas datës 12 shkurt. 2024.