Në Qeveri u realizua pranim dorëzimi i funksionit të Kryeministrit
Kryetari i deritanishëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimtar Kovacevski, dorëzoi funksionin e Kryeministrit, Kryetarit të sapoemëruar të Qeverisë, Talat Xhaferi.
Kryetari i Qeverisë, Xhaferi, u prit nga ana e Kovaçevskit, pas së cilës pasoi takim kokë më kokë, dhe deklarata për mediat.
Në takim kryeministri i deritanishëm Kovaçevski, i uroi marrjen e detyrës Kryeministër , Kryeministrit të sapoemëruar Xhaferi dhe i uroi mandat të suksesshëm dhe punë efikase, në emër të interesave të të gjithë qytetarëve dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i Qeverisë Xhaferi u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin e deritanishëm me Qeverinë dhe theksoi se pozitës së Kryeministrit i qaset me përgjegjësi të veçantë, i gatshëm për të gjitha sfidat që sjell pushteti ekzekutiv.
Të dy bashkërisht theksuan rëndësinë e organizimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve të qeta, të korrekte dhe demokratike dhe zbatimin efikas të politikave të vendosura të Qeverisë në përputhje me Programin e Punës së Qeverisë kalimtare, në drejtim të përcaktimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.