Maqedoni

Tetova me shpenzimet më të larta për udhëtime dhe shpenzime ditore

Shpërndaje

Tetova me shpenzimet më të larta për udhëtime dhe shpenzime ditore, derisa të punësuarit pa paga dhe qyteti në mbeturina.

Sipas hulumtimit të “IDEA”, Komuna e Tetovës rezulton të jetë komuna me më shumë shpenzime ditore dhe udhëtime nga komunat urbane shqiptare, derisa në ndërmarjen publike komunale, të punësuarit me muaj ju vonohen pagat dhe qyteti ka probleme me rrugët dhe mbeturinat në çdo vendbanim. Kabineti i Bilall Kasamit shpenzon 20 fish apo 2000% më shumë se Komuna e Gostivarit, e cila rrezulton si komuna urbane me shpenzimet më të ulëta.

Hulumtimi tregoj se gjatë vitit 2022, Komuna e Tetovës ka shpenzuar 211.031 euro, Komuna e Kërçovës rezulton me 208.450 euro, Komuna e Dibrës 52.954 euro, Komuna e Strugës 50.934 euro dhe Komuna e Çairit 36.050 euro.

Komuna e Gostivarit për shpenzime ditore ka shpenzuar 11.059 euro, edhe pse përveç Komunës së Tetovës, dukshëm ka numër më të madh të banorëve te komunat urbane.

Te komunat rurale, Komuna e Sarajit ka shpenzime 46.688 euro, Studeniçanit 2.727 euro, Zhelina 846 euro, Likova 5.099 euro, Tearca 8.388 euro, Vrapçishti 2.9099 euro, Bogovina 1.828 euro, Bërvenica 2.169 euro si dhe Komuna e Haraçinës me 0 shpenzime ditore.

Më shumë: https://komunat.idea.org.mk/finance/MKD2908/incomes