MaqedoniTop Lajme

Filloi shpërndarja e ngjitësve NMK

Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar shpërndarjen e ngjistëve (stikerëve) NMK për makinat. Shpërndarja ka nisur nëpër stacionet rajonale të kontrollit teknik.

Ministria e Brendshme bën me dije se qytetarët do të mund t’i marrin në stacionin më të afërt për kontroll teknik.

Ngjitëset janë falas, dhe duhet të blihen nga të gjithë pronarët e automjeteve, targat e të cilave nuk kanë asnjë shenjë ose kanë shenja MK.

Ndryshimi i markës MK në NMK në targa është obligim nga Marrëveshja e Prespës, që duhet të zbatohet deri më 12 shkurt.