Objekti komunal i Zveçanit pas largimit të KFOR-it, pamje nga vendi i ngjarjes
Misioni paqeruajtës i NATO’s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ka larguar trupat nga objekti komunal i Zveçanit meqë, siç u shprehën ata, situata është e qëndrueshme atje.
Mediumi lokal serb në Zveçan ‘Kontakt Plus’ ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet e vendosur një veturë e Policisë së Kosovës dhe një autoblind.
“Njësitet e KFOR-it janë tërhequr nga pozicionet e tyre afër ndërtesës së komunës, pasi sipas vlerësimit të tyre gjendja është stabilizuar. Siç raportohet, patrullimet e rregullta mbeten”, thuhet në raportimin e mediumit serb.
KFOR gjatë së dielës ka thënë se pavarësisht largimit, do të qëndrojnë në atë pjesë për të kryer patrullime të rregullta.
“Gjendja në komunën e Zveçanit është stabilizuar. Si rezultat, njësitë nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO nuk do të jenë më të pranishme në ndërtesën e komunës. Në vend të kësaj, ata do të qëndrojnë në zonë dhe do të kryejnë patrullime të rregullta për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunën e Zveçanit”, ka njoftuar KFOR.