Vdes gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë, ishte kalimtare e rastit
Ka vdekur gruaja që u plagos mbrëmë në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i Klinikës së Intensivës në QKUK.
“Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë quar pacienten në gjendje të shokut. Pas operimit në Emergjencë është sjellur në Intensivë. Tek ne është sjellur në gjendje shumë të rëndë, në shok të rëndë. Pavarësisht tretmanit dhe përpjekjeve të stafit, ajo ka ndërruar jetë para pak çastesh”, ka thënë Uka.
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Mbrëmë nga të shtënat me armë zjarri një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave sonte në Prishtinë.
Sipas mediave kosovare viktima është Egzon Haziri, rreth 30-vjeç.
Haziri s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Në anën tjetër, dy të plagosurit janë dërguar në Emergjencë dhe sipas informacioneve të para, që të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetë.