Profesorët e UT-së vazhdojnë me prezantimet e ofertës akademike për vitin akademik 2024/2025
Universiteti i Tetovës prej 29 mars 2024 (e premte), ka filluar prezantimin e ofertës akademike para maturantëve të vendit tonë. Ekipi promovues i UT-së, prezantimin e ofertës akademike e ka filluar nga qyteti i Shkupit ku para maturantëve të Shkollës ekonomike “Arseni Jovkov”, u prezantuan mbi 98 programe studimore të cilat universiteti ynë i ofron në kuadër të 13 njësive akademike.
Maturantët po ashtu nga ekipi promovues u pajisën edhe me materiale promovuese përmes të cilave më në detaje mund të informohen rreth ofertës dhe mundësive që universiteti ynë ofron.
Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli në mesazhin e tij drejtuar maturantëve thekson se Universiteti i Tetovës tashmë ka shënuar përparim të madh në planin e cilësisë, ka krijuar rrjet të gjerë bashkëpunimi me institucionet universitare në vend dhe në botë, është modernizuar në planin teknologjik dhe është zhvilluar në atë infrastrukturor dhe sot radhitet përkrah institucioneve të rëndësishme mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare.
“Universiteti ynë, me 12 mijë studentë aktivë, i organizuar në tri cikle studimesh: themelore, të magjistraturës dhe të doktoraturës, i ka të gjitha kapacitetet profesionale dhe infrastrukturore për të organizuar studime cilësore. Në trembëdhjetë fakultete me 98 programe studimore të ciklit të parë dhe 101 programe studimore të ciklit të dytë, juve u ofrohen mundësi të shumta zgjedhjeje. Ju mund të studioni në programet studimore nga shkencat shoqërore, natyrore, humane, mjekësore, kompjuterike, teknike, shkencat e mjedisit, shkencat inxhinierike, shkencat e edukimit e të tjera. Programet e shumta studimore, të përpiluara duke u bazuar në arritjet e fundit shkencore, janë në përputhje me kërkesat e tregut të punës, qoftë në planin vendor, qoftë në atë ndërkombëtar. Përveç programeve studimore, universiteti ynë ofron edhe trajnime dhe këshillime profesionale, shërbime të orientimit të karrierës, punë praktike, por edhe shumë aktivitete kulturore dhe sportive.” – u shpreh Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli.
Ditëve në vijim ekipi promovues i ofertës akademike të Universitetit të Tetovës për vitin akademik 2024/2025 do të vazhdojë me prezantimin para maturantëve të vendit tonë, Luginës së Preshevës, Kosovës dhe Shqipërisë.
Prezantimet e ditës së sotme:
#PërkUshToju së ardhmes . . .
Ekipi promovues i profesorëve të Universitetit të Tetovës, më 1 prill 2024 (e hënë), ofertën arsimore-shkencore për vitin 2024/25 e prezantoi në Zhitoshë në gjimnazin “Drita” dhe Kumanovë, në SHMKT “Nace Bugjoni”.
Dhjetëra maturantë të shkollave të sipërpërmendura janë njohur me programet studimore të njësive akademike, si dhe me hollësi të tjera për afatet dhe mënyrën e aplikimit për regjistrim në Universitetin e Tetovës.
Për më shumë, lexo: https://unite.edu.mk/…/03/BROSHURA-SHQIP-2024-FINAL.pdf
www.unite.edu.mk
#PërkUshToju së ardhmes . . .
Ekipi promovues i profesorëve të Universitetit të Tetovës, më 1 prill 2024 (e hënë), ofertën arsimore-shkencore për vitin 2024/25 e prezantoi në Zhitoshë në gjimnazin “Drita” dhe Kumanovë, në SHMKT “Nace Bugjoni”.
Dhjetëra maturantë të shkollave të sipërpërmendura janë njohur me programet studimore të njësive akademike, si dhe me hollësi të tjera për afatet dhe mënyrën e aplikimit për regjistrim në Universitetin e Tetovës.
Për më shumë, lexo: https://unite.edu.mk/…/03/BROSHURA-SHQIP-2024-FINAL.pdf
www.unite.edu.mk
#PërkUshToju së ardhmes . . .
Maturantët e shkollës së mesme të Qytetit të Shkupit “Cvetan Dimov” dhe të gjimnazit “Sami Frashëri” të Kumanovës, e shohin të ardhmen e tyre si studentë të Universitetit të Tetovës, i cili për tri dekada e ka dëshmuar se është institucioni i duhur për përgatitjen e kuadrove cilësorë të profileve të ndryshme.
Ata, sot janë informuar me ofertën e përgjithshme që Universiteti ynë ofron për vitin akademik 2024/25.
Për më shumë, lexo: https://unite.edu.mk/…/03/BROSHURA-SHQIP-2024-FINAL.pdf
www.unite.edu.mk
#PërkUshToju së ardhmes . . .
Qindra maturantë të qytetit të Gostivarit, përkatësisht të shkollës së mesme të Mjekësisë dhe të shkollës së mesme teknike “Gostivari”, sot kanë marrë pjesë në takimet arsimore të promovimit të ofertës akademike të UT-së për vitin 2024/25.
Profesorët e fakulteteve të Universitetit të Tetovës e kanë shpalosur gamën e gjerë të programeve- drejtimeve studimore dhe përfitimet për studentët që regjistrohen në këtë institucion të arsimit të lartë në gjuhen shqipe në vendin tonë.
Për më shumë, lexo: https://unite.edu.mk/…/03/BROSHURA-SHQIP-2024-FINAL.pdf
www.unite.edu.mk