OKB: Mbi 10.500 civilë janë vrarë në Ukrainë
Komisari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk njoftoi se mbi 10.500 civilë vdiqën dhe mbi 20 mijë njerëz u plagosën në Ukrainë, ku lufta me Rusinë ende vazhdon, raporton Anadolu.
Një mbledhje dialogu interaktiv u mbajt në lidhje me raportin e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) me titullin “Të drejtat e njeriut në Ukrainë” në kuadër të Sesionit të 55-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Türk, video-mesazhi i të cilit u publikua në mbledhje, vuri në dukje se ata dëgjuan histori tronditëse për vuajtjet njerëzore të përjetuara çdo ditë në Ukrainë. “Kam frikë se bota është mpirë ndaj kësaj krize”, tha ai.
Duke kujtuar se nga lufta Rusi-Ukrainë, e cila filloi në shkurt të vitit 2022, kanë kaluar dy vjet, Türk tha se ky proces ka kaluar me dhimbje dhe humbje të mëdha.
Ai njoftoi se gjatë kësaj periudhe në Ukrainë kanë vdekur mbi 10.500 civilë ndërsa mbi 20 mijë janë të plagosur, duke shtuar se numri i vërtetë mund të jetë edhe më i lartë.