BotaTop Lajme

Tërmet me magnitudë 4.8 në zonën e New York-ut, ja ku ishte epiqendra

Shpërndaje

Një tërmet i rrallë ka goditur New Jerseyn, duke tronditur ndërtesat në qytetin e New Yorkut dhe zonat përreth.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit me magnitudë 4.8 shkallësh të Rihterit ishte në veri-lindje të Stacionit Whitehouse, New Jersey.

Tërmeti goditi rreth orës 10:20 me orën lokale (15:20 GMT). Nuk ka raportime për dëme të mëdha.

Përdoruesit e mediave sociale raportuan se e ndjenin tërmetin nga Philadelphia deri në New York dhe në lindje përgjatë bregut.

Ndryshe, zyrtarët e qytetit njujorkez kanë njoftuar se kanë nisur hetimet nëse ka viktima apo dëme materiale.

https://emsc-csem.org/Earthquake_information/earthquake.php?id=1642877

Detaje:

Magnitude 4.8
Region NEW JERSEY
Date time 2024-04-05 14:23:20.2 UTC
Location 40.683 ; -74.753
Depth 5 km
Distance 34 km WNW of Edison, United States / pop: 102,000 / local time: 10:23:20.2 2024-04-05
13 km NW of Bridgewater, United States / pop: 44,400 / local time: 10:23:20.2 2024-04-05