MaqedoniTop Lajme

Osmani: Kryeministrin shqiptar e bëmë bashkë, na duhet mbështetja edhe për misionin e radhës

Shpërndaje

Kandidati për president nga Fronti Europian Bujar Osmani sot ka kërkuar mbështetje për idenë e presidentit të parë shqiptar nga banorët e Krushevës. Ai në tubimin me qytetarët ka ngre çështjen e përçarjes dhe tendencës për t’i copëtuar interesat e shqiptarëve në interesa rajonesh.

“Historikisht përpjekja ka qenë të na përcajnë në parti qytetesh, që të krijojmë identitet lokale, që mos të krijojmë një platformë kombëtare. Kujtoj se ne nuk e bëmë gjuhën shqipe duke u përcarë, por duke u bërë bashkë. Kryeministrin shqiptar e bëmë bashkë. Andaj na duhet mbështetja edhe për misionin e radhës për presidentin e parë”, tha Osmani.

Osmani kujtoi se nuk ka barazi derisa ka zona të ndaluara për një komunitet dhe të lejuara për një komunitet tjetër.

Ndryshe sot Kandidati i FRONTIT EUROPIAN, Bujar Osmani ka pasur disa takime me qytetarët

#Bashkë në Krushevë me #FrontinEuropian. Nuk ka barazi derisa ende ka zona të rezervuara për një komunitetet dhe të ndaluara për një komunitet tjetër.
️T’i thyejmë barrierat, fillimisht në kokën tonë, në kokën e fëmijëve tanë. Barrierat mentale, më besoni, që janë shumë më të rëndësishme se barrierat fizike dhe muret që mund të ndërtohen përreth nesh. #4Bujar