Osmani godet në zemër Serbinë me vendimin e fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani së fundmi i është bashkëngjitur propozim-rezolutës për ta shpallur gjenocid masakrën në Srebrenicë, e cila pritet të votohet në Kombet e Bashkuara më 2 maj. Ministria të cilën e drejton Osmani jo vetëm që e përkrah këtë rezolutë, por është bërë tashmë ko-sponzore e të njëjtës bashkë me Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po kërkon nga shtetet tjera ta përkrahin. Në këtë kontekst, Bujar Osmani kërkon në veçanti që këtë rezolutë ta përkrahë Serbia, të pranojë se ka kryer gjenocid e në këtë mënyrë edhe të sigurojë se një gabim të tillë nuk do ta përsërisë më.
Osmani para mediave elaboroi tekstin e rezolutës në fjalë, e cila mes tjerash përmban paragrafet në vijim:
“Në vigjilje të 30 vjetorit të gjenocidit, ku humbën më së paku 8372 jetë njerëzish, dhe aq familje u shkatërruan, Asambleja e Kombeve të Bashkuara duke u thirrur në këto parime miraton Rezolutë e cila ka këto konkluzione:
Asambleja e Përgjithshme shpallë 11 korrikun si ditë ndërkombëtare për shënim, përkujtesë, dhe komemorim të gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995, dhe i njëjti të shënohet çdo vit. Dënon pa rezervë çdo mohim të gjenocidit dhe i fton të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara t’i ruajnë faktet dhe t’i distribuojnë ato dhe t’i prezantojnë ato nëpërmjet sistemit arsimor duke zhvilluar programe të veçanta për kujtim me qëllim të parandalimit të revizionizmit dhe përsëritjes së gjenocidit. Dënon pa rezervë të gjitha aktet e glorifikimit të të dënuarve për gjenocid, përfshirë edhe ata në Srebrenenicë. Thekson rëndësinë për kompletimin e procesit të identifikimin dhe gjetjes të viktimave. I fton të gjitha vendet anëtare që të respektojnë obligimet e tyre në konform konventave dhe t’i dënojë të gjithë ata që i thejnë këto obligime. Fton Sekretarin Gjeneral të Kombeve të Bashkuara të etablon një program të veçantë të OKB-së për gjenocidin në Srebrenicën.”
Osmani edhe publikisht ftoi të gjithë shtetet ta mbështesin.
“Kjo rezolutë do të prezantohet pas 2 ditëve në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, dhe do të votohet me 2 maj dhe ftoi të gjitha vendet anëtare të OKB-së, ta miratojmë këtë rezolutë, me qëllim që asnjëherë të mos e harrojmë dhe të mos na përsëritet” theksoi mes tjerash Osmani në press konferencën e sotme në Ministrinë e Jashtme.