MaqedoniTop Lajme

Pas konferencës së Bujar Osmanit për gjenocidin në Srebrenicë, reagon vrullshëm ish shefi i BIA-s serbe, Vulin

Shpërndaje

Pas deklaratës së shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, se Maqedonia është një nga bashkësponzoruesit e Rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Sreberenicë, në të cilën ai i bëri thirrje Serbisë ta mbështesë, ish-shefi i agjencisë së sigurisë BIA dhe ish-ministri i Mbrojtjes në Serbi, kreu i Lëvizjes Socialiste serbe, Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se Maqedonia e Veriut të paktën mund të ishte përmbajtur, nëse nuk mund ta mbështeste më Serbinë.

“Serbia është i vetmi vend që kufizohet me Maqedoninë e Veriut dhe nuk i ka kërkuar asnjëherë ndryshimin e emrit, historisë, marrëveshjes kushtetuese apo gjuhës zyrtare. Kur quheshin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Shkup, ne i quanim Maqedoni. I ndamë ilaçet me ta gjatë pandemisë së COVID-it, u dhamë furnizimet tona me drithë, miell dhe sheqer, dhe KOS-i i dha Kishës Maqedonase pavarësi dhe emër. Maqedonia e Veriut falënderoi serbët për të gjithë këtë duke njohur të ashtuquajturën Kosovë dhe tani me pjesëmarrje entuziaste në rezolutën që duhet t’i shpallë serbët komb gjenocidal. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut e dinë se vota e tyre nuk do të thotë asgjë, madje as për emrin apo gjuhën e tyre, aq më pak për serbët, kështu që ata të paktën mund të përmbahen nëse nuk mund ta mbështesin Serbinë. Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë me të vërtetë gjuhën e saj së bashku me emrin dhe historinë e saj, siç kërkojnë bullgarët, është vërtet marrëzi të përdorësh një fjalor në të cilin nuk ka fjalë për nder, mirënjohje, miqësi, liri”, përcolli mesazhin e Aleksandar Vulin, “Veçerni Novosti”.

Maqedonia e Veriut, së bashku me ShBA-në, Gjermaninë dhe vende të tjera, është bashkësponsoruese e rezolutës në Kombet e Bashkuara për shpalljen e 11 korrikut si ditë ndërkombëtare të përkujtimit dhe komemorimit të gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995 dhe për ta shënuar atë çdo vit, njoftoi në konferencën e sotme për media, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili lexoi Rezolutën, nga ku teksti u transmetua sot për herë të parë nga të gjitha mediat serbe.